Zyra e Bashkëqeverisjes, Rama: 188 aplikime deri më tani

Zyra e Bashkëqeverisjes, Rama: 188 aplikime deri më tani

188 qytetarë kanë aplikuar deri më tani në Kryeministri për t’u punësuar në Zyrën e Bashkëqeverisjes me Qytetarët.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryeministri Rama falenderoi aplikantët dhe lajmëroi se aplikimet do të vazhdojnë të jenë të hapura deri në 27 gusht.

Deri më tani nuk është e qartë nëse dhe si do të paguhen punonjësit e kësaj Zyre të Bashkëqeverisjes dhe se kush është pjesë e “grupit të punës” që është përgjegjës për ngritjen e tij.

Nëse ky “institucion” do të përfshihet në administratën publike, kjo do të thotë se procesi aktual i aplikimit është krejtësisht jashtë kornizës ligjore të vendosur për punësimin e nëpunësve civilë.

Nëse struktura do të jetë pjesë e Partisë Socialiste, kjo do të thotë se “bashkëqeverisja” është me të vërtetë një zbrazje e mëtejshme e administratës dhe përforcimi i një qeverie një-partiake.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>