Drejtori Çako: Hetimi i pasurisë së narkotrafikantëve, prioritet i policisë

Drejtori Çako: Hetimi i pasurisë së narkotrafikantëve, prioritet i policisë

Drejtori i përgjithshëm i Polisicë së Shtetit Haki Çako i rikujtoi dhe njëherë punonjësve të policisë mesazhin e kryeministrit Rama, se fokusi kryesor gjatë kësaj periudhe do të jetë hetimi dhe sekuestrimi i pasurive të narkotrafikantëve.

Gjatë një mbledhje me Drejtorët Qendrorë dhe Vendorë të Policisë si dhe Drejtorët Rajonalë të Kufirit dhe Migracionit, Zoti Çako theksoi:

“Detyra kryesore që ka Policia në këtë fazë është:Hetimi i veprimtarisë së grupeve kriminale që organizojnë kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.Sekuestrimi i aseteve që ata kanë krijuar, si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale, si pasuri të paluajtshme ndërtesa, toka, makina, hotele, motele, lokale, investime të ndryshme në shoqëri biznesi, etj.”

Drejtori i Policisë tha se për të realizuar sa më mirë këtë detyrë, policia duhet të bashkëpunojnë ngushtë me institucionet e tjera si QKR, Hipotekat, ALUIZNI, SHISH.

Duke marrë shkas nga ngjarja e djeshme, ku një gjyqtare u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Zoti Çako i kërkoi policisë angazhim maksimal kundër dhunës në familje:

“Dhuna në familje, një vepër penale që tashmë po trajtohet me seriozitet nga ana e Policisë, por ju kërkoj që të rrisni akoma më shumë vëmëndjen në këtë drejtim, duke evidentuar çdo konflikt, çdo ringjallje të konflikteve të mëparshme, duke mbajtur nën vëzhgim personat që kanë tendencë kriminale në këtë drejtim.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>