Partia e Angela Merkel humbi rreth 1 milion vota në zgjedhjet e së dielën në Gjermani, megjithëse arriti të dilte e para.
Kancelarja Merkel mundi të sigurojë një mandat të katërt, por rezultati prej 34,7 për qind e votave, 246 vende në parlament, është më i ulëti për CDU-në nën drejtimin e Merkel.
Një tjetër rënie të madhe ka shënuar partia e Martin Schulz, SPD, e cila ka fituar 21,6 për qind të votave, përkthyer në 153 vende në parlament. Kryetari Schulz deklaroi menëherë pas mbylljes së votimit se SPD nuk do të vazhdojë koalicionin e madh me CDU-në, por do të kalojë në opozitë.
Partia populiste e djathtë, AfD renditet e treat me 13,5 për qind të votave (87 vende në parlament) duke u bërë partia e parë nacionaliste që fiton vende në parlamenti gjerman në 60 vitet e fundit. Ky rezultat shënon një ndryshim të madh në politikën e pasluftës gjermane dhe ka gjasa të ndryshojë dinamikat brenda parlamentit.
Me SPD në krye të opozitës, kancelares Merkel do t’i duhet të drejtohet në të tjera parti për të formuar një “qeveri të qëndrueshme”.
Koalicioni “xhamajkan”, jo vetëm me kontrastin e fortë në ngjyra por dhe në qasje, duket se është më i mundshmi: ngjyra e zezë e CDU-së së Merkelit dhe aleatëve të tyre në Bavari, e verdha e libertarianeve Demokratët e Lirë dhe e gjelbërta e Ambientalistëve, një parti progresiste. Këto tre parti kanë bashkëpunuar më parë në nivele lokale, por asnjëherë në bashkëpunimeve të këtij niveli kombëtar.
Ndërtimi i këtij koalicioni nuk do të jetë një arritje e lehtë. Që tani pa u zyrtarizuar ende rezultati ka shenja të vështirësive: pikëpamjet e të gjelbërtëve për çështje të tilla si energjia, klima dhe politika e refugjatëve bien ndesh me politikat që Merkel ka hartuar dhe zbatuar gjithë këto vite në pushtet.
Demokratët e Lirë, në anën tjetër, ka shpallur qëndrimin e tyre kundër reformave në zonën e përbashkët të monedhës Euro, propozuar nga Presidenti francez Macron, propozime këto që u mbështetën nga Merkel.
Kancelarja Merkel do duhet të mbledhë të gjithë njohuritë dhe eksperiencën e saj si drejtuese e qeverive konsensulae të qëndrës, për ta bërë koaliciocin xhamajkan të punojë. Në të njëjtën kohë, Merkel dhe jo vetëm do të përballen në katër vitet e ardhshme me frymën nacionaliste të AfD-së, simotrës së Frontit Nacional francez, që gjatë gjithë fushatës ka premtuar se do ta godasë fort planin qeverisë së Merkelit.