Himarë, nis prishja e shtëpive në Himarë, banorët protestojnë

Himarë, nis prishja e shtëpive në Himarë, banorët protestojnë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot shembjen e 19 banesave shtëpive në qëndër të Himarës, në kuadër të ndërtimit të bulevardit të ri.

Prishja e banesava po shoqërohet me tension dhe protestë nga ana e qytetarëve. Forcat e shumta të policisë kanë formuar barrikadë mes banorëve dhe IKMT-së, për t’i lejuar fadromave të vijojnë punën.

Prishja e këtyre banesave është kundërshtuar jo vetëm nga banorët e zonës, por dhe nga qeveria greke, e cila e konsideron miratimin e projektit për qëndrën e Himarës dhe prishjen e banesave të minoritetit grek si shkelje të hapur të të drejtave të pakicës kombëtare greke.

Plani urbanistik i Himarës, pjesë e së cilit ishte dhe ndërtimi i bulevardit të ri, u miratua në gusht 2017, mes shumë protestash nga banorët, si dhe nga Përfaqësues të pakicës kombëtare minoritare në Himarë.

Menjëherë pas miratimit të planit, reagoi dhe Ministria e Jashtme greke duke e kundërshtuar vendimin.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Jashtme greke shkruante:

“Autoritetet shqiptare duket se e konsiderojnë shkeljen e të drejtave të pakicës kombëtare greke si më të rëndësishme sesa ecuria europiane e vendit.”

Prishja e 19 banesave në Himarë, jo e bërë sipas parashikimeve ligjore, është dhe shkelje e të drejtave kushtetuese të qytetarëve. Qeveria Rama, po ashtu, në këtë rast ka shkelur dhe një prej kritereve të BE-së për hapjen e negociatave.

Respektimi i të drejtave të njeriut, e veçanërisht i të drejtës së pronës është një prej kushteve që BE i ka vënë Shqipërisë për t’i hapur negociat.

Edhe pse ky kusht rallë përmendet në diskutimin publik shqiptar, është një kusht po aq i rëndësishëm sa edhe reforma në drejtësi dhe lufta kundër drogës e krimit.

Institucionet dhe drejtuesit e lartë të BE-së e kanë pohuar qartë, në çdo deklaratë publike, se respektimi i të drejtës së pronës është kusht ndaj qeverisë shqiptare.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>