Në fund të shkurtit 2017, ndërsa Partia Demokratike kishte bojkotuar Kuvendin dhe kishte ngritur çadrën dhe Kryeministri Rama e akuzonte atë se kishte hyrë në çadër për të penguar vetingun, në publik u hodh peticioni i quajtur Të shpëtojmë vetingun i 50 organizatave të ashtuquajtura të shoqërisë civile, të i kemi renditur në fund të këtij artikulli.
Peticioni u drejtohej deputetëve dhe ambasadave të huaja dhe ishte titulluar dhe duke folur në emër të shoqërisë shqiptare shpallte publikisht se:
Shoqëria shqiptare kërkon zbatimin sa më të shpejtë dhe të plotë të hapit të parë të reformës: ligjit të vetingut.
Të vetëdijshëm për rëndësinë e vetingut, peticionistët u shprehën se:
Ngritja e institucioneve të vetingut i hap rrugën reformës rrënjësore të sistemit gjyqësor, duke qenë edhe kushti kryesor për avancimin e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Kjo u konfirmua edhe nga Komisioneri për zgjerimin, i cili shprehu edhe gadishmërinë e Komisionit Europian për të shtyrë përpara këtë proces sapo të ketë filluar funksionimi i vetingut.
Duke ju drejtuar deputetëve në përgjithësi, por ishte e qartë se shënjestra e tyre ishin deputetetët e PD-së, peticionistët u kërkuan atyre:
Tregoni përgjegjshmëri politike dhe integritet, duke u angazhuar për formimin e institucioneve të vetingut.
Por pjesa më e rëndësishme e peticionit dhe shkaku që na e solli në mend peticionin është betimi që autorët bënë në fund të tij:
Të bindur se politika duhet t’i bindet vullnetit të qytetarëve, organizatat e shoqërisë civile do të vijojnë të ngrenë zërin, në mënyrë të pandalshme për të nxjerrë para përgjegjësisë politikanët shqiptarë për detyrat e tyre politike, institucionale dhe morale, në lidhje me zbatimin e ligjit të vettingut dhe integrimin europian.
Duke parë gjithë atë shqetësim për vetingun dhe veçanërisht betimin e mësipërm për të ngritur zërin për të nxjerrë përpara përgjegjësisë politikanët, shumë kush mund të ketë pritur që ata të reagonin sërish tani që po zgjidhet një prokuror pa veting dhe po shkelet Kushtetuta. Të tjerë mund të kenë pritur që ata të kishin reaguar kur u mësua se ministri i Brendshëm ishte bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës, trafiku i së cilës është një nga shkaqet e mban Shqipërinë jashtë Europës.
Por jo, ata nuk reaguan, as atëhere dhe as tani. Arsyen mund ta marrë me mend çdo kush.
Lista e organizatave që firmosën peticionin
- Agjencia e Zhvillimit Rajonal, Durrës
- Agjensia Rajonale e Zhvillimit, Korçë
- Albanian Community Assist
- Aleanca Gjinore për Zhvillim
- Balkan Youth Link Albania (BYL-A)
- Brave New Generation
- Business Improvement District Shkodra
- Creative City, Shkodër
- Epoka e Re, Fier
- Fondacioni Gjirokastra
- Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
- Fondacioni Syri i Medias së Re, Gjirokastër
- Forumi i Mendimit të Lirë
- Green Line Albania
- Gruaja Intelektuale Pogradecare
- Gruaja në Zhvillim Korce
- Instituti AGENDA
- Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi
- Instituti Shqiptar per Zhvillim Politikash
- Intelektualet e Rinj Shprese (IRSH), Shkodër
- Klubit Ekologjik, Elbasan
- Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme
- Kongresi Rinor Kombëtar
- Legambiente Vlore
- Lëvizja MJAFT
- Lëvizja Evropiane (EMA)
- Levizja Rinore Puke
- Lions Club Pogradec
- Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm (ESD)
- Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm(ESD)
- New Bridged, Berat
- Observatori për të Drejtat e Fëmijëve
- Organizata “Green Vision”, Vlorë
- Organizata Reforma Reale
- Partnerët Shqipëri për Ndyshim dhe Zhvillim
- Projekte Vullnetare Nderkombetare
- Qendra “Grupimi Ekolevizja”
- Qendra e Zhvillimit të Shoqerine Civile, Durres
- Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile Korcë
- Qendra Genesis, Shkodër
- Qendra Rinore, Vlorë
- SEEP
- Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS)
- Shoqata Artizanatit Pogradec
- Shoqata e Grave Profesioniste, Afariste & Zejtare, Shkodër
- Shoqata Gruaja drejt Integrimit, Pukë
- Shoqata Maqedonase “Ilinden”, Tiranë
- Shoqata per Integrimin e Zonave Informale (SHIZI)
- Tjetër Vizion, Elbasan
- #ZeriIntegrimit