Ambasadori italian: Zgjedhja e Arta Markut, mundësi e humbur për Shqipërinë

Ambasadori italian: Zgjedhja e Arta Markut, mundësi e humbur për Shqipërinë

“Personi i zgjedhur [Arta Maku], përtej meritave të tij profesionale, që sigurisht janë shumë dhe prandaj nuk duhet të minojnë punën e saj, u zgjodh vetëm nga një parti politike dhe kjo mendoj se ishte një mundësi e humbur”.

Kështu u shpreh Ambasadori italian në Tiranë Alberto Cutillo për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm në një intervistë me gazetarin Artur Nura në Radio Radicale.

Më tej, Ambasadori Cutillo u shpreh se duhet të ishte zgjedhur një prokuror konsensual sepse ndonjëherë kjo situatë e përkohshme mund të zgjasi për një kohë të gjatë.

Ai tha se prokurorja “është e përkohshme, por askush nuk mund të na tregojë se sa kohë do të zgjasë dhe ndonjëherë situata e përkohshme mund të zgjatet në kohë. Kështu, në të mirë të Shqipërisë, një zgjedhje konsensuale do të ishte e përshtatshme, një zgjedhje që për këtë arsye nuk krijon ndarje. Për fat të keq, dhe këtu themi se partitë politike duhet të vënë në pyetje përgjegjësitë e tyre përkatëse, për fat të keq nuk kemi arritur në këtë lloj zgjedhjeje”.

“Duhet të jemi të vëmendshëm për respekimin e ndarjes së pushtetit”,— shtoi Ambasadori Cutillo duke folur për zbatimin e reformës në drejtësi.

Ambasadori Cutillo foli edhe për marrëdhëniet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe italisë. Ai pohoi se në Shqipëri veprojnë rreth 500 biznese italiane por të gjitha janë biznese të vogla, në Shqipëri nuk ka asnjë kompani të madhe italiane.

Gjithashtu, Ambasadori tha se në universitetet italiane studiojnë 10 mijë shqiptarë, dy mijë prej të cilëve kanë aplikuar direkt nga Shqipëria dhe kanë ardhur vetëm për studime. Qeveria italiane ka dhënë gjashtë mijë bursa studimi për shqiptarët që studiojnë në Itali.

Intervistën e gjeni të plotë në Përqasje.com

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>