Çështja Tahiri — shoferi zbulon gënjeshtrën e ish-ministrit

Çështja Tahiri — shoferi zbulon gënjeshtrën e ish-ministrit

Saimir Tahiri është takuar me Artan Habilaj në muajin gusht të vitit 2014 në Greqi, ndërsa pushonte me bashkëshorten. Artan Habilaj ka mbërritur në Greqi me makinën Audi AA 003 GB dy ditë pas Zotit Tahiri. Pas takimit me ministrin, Habilaj i ka lënë makinën Audi ministrit Tahiri dhe është kthyer në Shqipëri me shoferin e deputetit Tahiri.

Kjo është deklarata e ish-shoferit të Tahirit, Alban Aliaj përpara prokurorëve të Krimeve të Rënda që hetojnë Saimir Tahirin.

Deklarata e ish-shoferit të Tahirit bie ndesh me deklaratat e këtij të këtij të fundit, i cili i ftuar në studion e emisionit Opinion më 19 tetor 2017 mohoi të kishte takuar ndonjëherë Habilajt. Zoti Tahiri u shpreh atëherë se:

Nuk e njoh fare nuk kam ngrënë kurrë drekë me ta. Nuk kam pasur kurrë marrëdhënie të ngushtë;

Gabimi im është që për kollajllëk, nuk kam marrë makinën e shtetit, po ia kërkova xhaxhait makinën të ma jepte me pushime;

Unë kam riudhëtuar me këtë makinë dy herë apo tre herë. Nuk ka [Artan Habilaj] udhëtuar kurrë në makinën time;

Në festa familjare mund të kemi qenë në të njëjta vende por s’kam pasur marrëdhënie të ngushtë aq më pak të lejoja zhvillim aktiviteti kriminal.

 Artan Habilaj dhe Florion Habilaj janë ende në kërkim ndërsa vëllai i tyre Moisi Habilaj u arrestua në muajin tetor në Katania të Italisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ish-shoferin e Tahirit sepse sipas sistemit TIMS, Alban Aliaj dhe Artan Habilaj kanë hyrë në të njëjtin moment në Greqi, i pari me një automjet zyrtar ndërsa i dyti me makinën Audin AA 003 GB.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>