Albin Kurti, kandidati i vetëm në garë për të drejtuar Lëvizjen Vetëvendosja, u rizgjodh dje në krye të saj, me 99 për qind të votave. Kurti rikthehet në krye të Vetëvendosjes pas tre vitesh si deputet dhe anëtar.
Zgjedhjet për kryetarin e partisë, u zhvilluan dje, dy javë pas dorëheqjes së ish-kryetarit Visar Ymeri. Problemet e brendëshme të Vetevendosjes, të shoqëruara me dorëheqje të shumta nga drejtuesit, bëri që pjesëmarrja në votime të jetë e ultë: më pak se 30 për qind.
Ish-krytari i dorëhequar Ymeri, e ish-drejtues të tjerë si Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu nuk morën pjesë në votime.
Në median kosovare gjithnjë e më tepër po flitet se grupi i të pakënaqurve brenda Vetëvendosjes mund të formojë një parti të re.