Dje në mbremje, Autoriteti i Komunikimeve Publike dhe Postare (AKEP) urdhëroi kompanitë shqiptare të internetit të bllokojnë faqen satirike Kryeministri.com
Në emailin e publikuar nga portal informativ Lapsi.al, AKEP urdhëroi mbylljen e menjëhershme të faqes, e cila bënë postime satirike për Kryeministrin. Faqja përmban disa “thirrje për aplikime” përfshirë edhe një për “Ministër i Punëve të Pista”.
Thirrja specifikon disa kritere të tilla si “qytetar shqiptar; i lidhur me botën e krimit, mundësisht përmes familjes; ish-anëtar i Partisë Komuniste, i rilindur si socialist; [..] patent makine për Audi.”
Profili i referohet zgjedhjes së Edi Ramës për Ministër të Brendshëm: në filllim ish-Ministri Tahiri aktualisht në arrest shtëpie në pritje të gjykimit për korrupsion dhe pjesmarrje në organizat kriminale, tani Ministri aktual i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili gjendet në një çështje të dyshimtë lidhur me vëllain e tij, një narkotrafikant i dënuar në Itali për trafik droge, i cili nuk u ekstradua në Itali nën mbrojtjen e Xhafajt. Xhafaj gjithashtu ka qënë një ish-hetues dhe prokuror gjatë komunizmit.
Në email, AKEP e justifikon bllokimin e faqes me nenin 15 të ligjit 9918 “ Në lidhje me komunikimin elektronik në Republikën e Shqipërisë”.
Neni 15, flet për “kushtet e përgjithshme”, duke specifikuar se AKEP ka autoritetin, ndër të tjëra, të vendosi kushtet për “ e)respektimin e kufizimit të marrëdhënies me përmbajtje të paligjshme ose dëmtuese, sipas legjislacionit në fuqi; […] d) detyrën për të mundësuar akses.”
Deklaratat e bëra në faqen Kryeministri.com bien qartazi nën lirinë e shprehjes, dhe faqja nuk bënë thirrje për të kryer ndonjë veprim të paligjshëm. E vetmja gjë që bënë është tallet me narrativën e krimit dhe korrupsioni që ka pushtuar qeverinë Rama.
Megjithëse, ndoshta një aksident i vogël, bllokimi i faqes është një shembull i rritjes së qendrimit armiqësor të qeverisë kundër lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit.
Vetëm kohët e fundit, Kryeministri Edi Rama sulmoi direkt gazetaren Ambrozia Meta gjatë një konference për shtyp, duke e akuzuar atë për “propagandë” dhe për sjellje “jo etike” pasi ajo e pyeti në lidhje me zgjedhjet e Kryeministrit për pozicionin e ministrit të brendshëm.