Pesë persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë rrëmbyer vetëm gjatë muajve të fundit në qytetin e Shkodrës, duke e kthyer qytetin në një prej vatrave më të egra të krimit. Për të gjitha rastet, policia ende nuk ka pista të qarta hetimi e të arrestuar.
– Më 18 qershor, Mehdi Kavaja, pronari i një servisi për makinat, u vra me plumb në kokë.
– Më 15 korrik, Boran Bërçana, ish-polic dhe Silvana Ndoci bashkëshortja e tij, u vranë brenda makinës së tyre.
– Më 10 gusht, Fatbardh Lici u vra me breshëri plumbash gjatë ditës në një lokal. Bici ishte kunati i Lulzim Kullës, i njohur si i forti i Shkodrës.
– Më 1 shtator, biznesmeni Arjan Ferracaku u ekzekutua në zonën e Livadhës.
– Prej 10 ditësh Gëzim Hysaj dhe nipi i tij Agron Mollaj rezultojnë të zhdukur.
Të gjithë ekzekutimet janë bërë me armë zjarri dhe autorët janë kujdesur të mos lënë gjurmë.
Nisur nga këto atentate mafioze dhe rrethanat e tyre, por dhe për shumë vrasje e krime të tjera gjatë muajve të fundit, mund të hamendësohet se në Shqipëri:
– Krimi i organizuar po bëhet më i fuqishëm, dhe më i dhunshëm, duke vënë në rrezik dhe jetën e qytetarëve.
– Policia është krejtësisht e paftë për të siguar rendin, si dhe për të zbardhur ngjarjet kriminale e për arrestuar autorët.