Rama sulmon sërish Zërin e Amerikës: Zëdhënës i kazanit të Tiranës

Rama sulmon sërish Zërin e Amerikës: Zëdhënës i kazanit të Tiranës

Kryeministri Rama sulmoi sot sërish Zërin e Amerikës, pasi një ditë më parë publikoi një investigim për vjedhjen e votave nga Partia Socialiste, në bashkëpunim me banda kriminale në zgjedhjet e përgjithshme 2017. Duke folur gjatë seancës plenare, Rama u shpreh:

“Është e dyta herë, në një periudhë kohe të shkurtër, që Zëri i Amerikës bëhet zëdhënës i kazanit të Tiranës. Herën e parë, ne e demostruam me qindra faqe të dokumentuara  të gjithë gënjeshtërsinë e lajmit të dhënë mbi rekturimet e punonjësve, ndërsa këtë herë mund të them vetëm kaq: asgjë e re nga froni tuaj. Një sallatë fjalësh, e cila nuk ka asnjë shans të çorodisë asnjë shqiptarë të vetëm, zero.”

Dy javë më parë, kryeministri Rama e sulmoi Zërin e Amerikës për denoncimin e farsës së konkurseve publike dhe ndërhyrjeve për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga kabineti i kryeministrit Edi Rama:

“Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Albania, organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>