Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Në votimin e sotëm ishte i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Javën e shkuar, NATO dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan protokollin e anëtarësimit për këtë të fundit.
Shqipëria është vendi i dytë nga 29 vendet anëtare të NATO-s që miraton zyrtarisht hyrjen në NATO të Maqedonisë së Veriut. Më herët ishte Greqia ajo që në shënje simbolike, pas mosmarrëveshjeve disavjeçare me dy vendeve, e miratoi të njëjtin dokument.
Maqedonia e Veriut pritet të bëhet anëtarja e tridhjetë e NATO-s, pasi të gjitha vendet anëtare ta kenë ratifikuar në parlament protokollin në fjalë. Ky proces pritet të zgjasë deri në fund të vitit.