Opozita proteston përballë forcave të shumta të policisë

Opozita do të mbajë sot në orën 10 të mëngjesit protestën e katërt që prej shpalljes së lënies së mandateve.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, në shkelje të rregullores, nuk lajmëroi në kohë orarin e zhvillimit të seancës në parlament.

Policia goditi protestuesit me gaz lotsjellës në dy nga protestat e opozitës. Dhjetëra qytetarë dhe policë morën trajtim mjekësor.

Qindra policë kanë rrethuar edhe sot një zonë të madhe përreth parlamentit. Sipas raportimeve, policia ka ndaluar qytetarët në këtë zonë për të shkuar në punët e tyre, përfshi edhe në bizneset e shumta të kësaj zone. Qytetarët janë ndaluar dhe u është kërkuara të tregojnë kartat e identitetit.

Sipas raportimeve, policia nuk ka lejuar as mediat t’i afrohen godinës së parlamentit.

Ndërkohë, deputetë të maxhorancës janë parë të hyjnë në parlamentet disa orë përpara të nisjes së seancës.

Opozita i ka kërkuar policisë të kryejë detyrën në mënyrë profesionale, të mos provokojë protestuesit dhe të mos reagojë në mënyrë të skajshme dhe të paligjshme ndaj protestuesve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>