Aksion ndërkombëtar antidoping: 3.8 milionë substanca të ndaluara

Aksion ndërkombëtar antidoping: 3.8 milionë substanca të ndaluara

Një aksion ndërkombëtar antidoping goditi një rrjet të trafikut të substancave stimuluese duke arrestuar qindra vetë.

Aksioni i koduar “Viribus” i koordinuar nga Karabinierët në Itali, u shtri në bashkëpunim me 33 shtete përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Gjithashtu në këtë aksion mori pjesë edhe Organizata Botërore Antidoping, e cila mundësoi që gjatë eventeve të ndryshme sportive të bëheshin mbi 1 mijë analiza gjaku.

“Viribus” nisi në tetor të vitit 2018 me kapjen e 13 anëtarëve të një grupi në Itali e Rumani dhe vazhdoi më tej me një total që shkoi në 234 të arrestuar.

Sipas raportimeve mediatike, ky aksion bëri të mundur zbulimin e 9 laboratorëve dhe ndalimin e 24 tonëve steroid pluhur dhe 3.8 milionë substancave të tjera të kategorizuara si doping.

Në Shqipëri Policia raportoi gjithashtu se kishte dhënë bashkëpunim me kapjen nga grupi i antidrogës i 175 kg mrofinë, ketaminë, ekstazi, metadon etj.

Sipas policisë nga ky operacion u bë e mundur “goditja e 17 grupe të lidhura kryesisht me falsifikimin e ilaceve, por edhe me substancat stimuluese doping”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>