Dje Bashkia Tiranë organizoi një gjysëm maratonë në qëndër të qytetit.Pavarësisht se maratona ishte një sukses me pjesmarrjen e 1700 personave nga 42 qytete, bashkia u kritikua për organizim të dobët.
Së pari, bulevardi kryesor ishte i bllokuar, duke bllokuar kështu shtatë arteriet kryesore rrugore. Si pasojë pjesë të Rrugës së Kavajës, Papa Gjon Pali II, Rruga Ismail Qemali, Rruga Ibrahim Rugova, Rruga 28 Nëntori dhe Bulevardi Bajram Curri, ishin gjithashtu të bllokuara, duke e lënë Tiranës në bllokadë.Ndërkohë që shumë qytete të tjera zhvillojnë maratona dhe bllokohen rrugët, dje ishte e pamundur të lëvizje në Tiranë edhe për kalimtarët, madje disa ambulanca mbetën në trafik.
Së dyti, në fillim të maratonës, punonjësit e Bashkisë lëshuan mbi 100 tullumbace në qiell pa u shqetësuar për ndikimin që do të kishin në mjedis.Lëshimi i tullumbaceve ndalohet në shumë vende të botës si SHBA dhe Britani e Madhe, për shkak të rrezikut që tullumbacet e shfyra i kanosin kafshëve dhe bimëve.
Me lëshimin, tullumbacet lëvizin deri sa shfryhen dhe bien në tokë. Materiali nga i cili janë bërë, ndot mjedisin ose përfundon në oqean, ku peshqit apo breshkat e ujit i hanë duke i ngatërruar me kandilë ose pre të tjera. Sapo ndërhyjnë në jetën detare shkaktojnë vdekje të dhimbshme dhe të ngadaltë.
Gjithashtu fluturimi i tyre përbën rrezik për shkak se shpenzojnë helium, i cili është burim i limituar dhe mund të mbarojë brenda një gjenerate.
Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, ndotja përbën kundravatje penale që dënohet me gjobë, por vetë bashkia ndoti mjedisin me këto tullumbace.Nëse sjapin llogari personalisht dhe të mbledhin sërish tullumbacet duhet të marrin gjobën përkatëse.
Aktivistja suedeze për mbrojtjen e mjedisit Camila Appelgren, e cila ishte kandidate për Parlamentin Europian, u tmerrua kur pa ato pamje të lëshimit të balonave dhe menjëherë kontaktoi bashkinë për ti kërkuar ndalimin e veprimeve të tilla në të ardhmen.
“Ne jetojmë në një kohë kur shumë pak janë të vetëdijshëm që ndotja plastike është një kërcënim i madh dhe ndikon në brezat e ardhshëm. Unë ju kërkoj që herën tjetër të ndaloni këto veprime kategorikisht për mbrojtur brezat e ardhshëm”, shkruan ajo në një email për të cilin nuk ka marrë ende përgjigje.
Një numër pjesmarrësish u panë të kthenin kurrizin në shenjë proteste, kur kryebashkiaku Veliaj mori fjalën. Një grup tjetër pjesmarësish mbajtën një banderolë me parrullën “vrapoj për ujë falas, Tirana pa ujë” marrë shkas nga fakti se shumica e zonave në Tiranë janë pa ujë ose me furnizim të kufizuar që prej qershorit.
Së fundmi, shqetësime u ngritën dhe mbi numrin e shisheve të ujit që ju dhanë pjesmarrësve, dje. Qindra shishe një përdorimshme u përdorën gjatë maratonës dhe duke qënë se Shqipëria nuk ka mjete riciklimi, ato do të përfundojnë në inceneratorë ose në landfill. Ndërkohë ekzistojnë llojshmëri alternativash për plastikën duke përfshirë edhe gotat e letrës.
Për më tepër, bashkia dështoi të pastronte vendin ku u zhvillua maratona. Qindra shishe u gjendën nëpër parqe edhe pas disa orëve, pavarësisht se kazanët e plehrave ishin bosh.
Vendi i parë për meshkujt shkoi për Abel Kibet Rop nga Kenia dhe për femrat për Luiza Gegën.10 mijë metërshi i parë u fitua nga Nelson Kipogei Cherutisch dhe Ruth Nundu Mbatha.
Unë u rendita e 444 në 10 mijë metërshin e parë, por arritja të mblidhja 300 euro për kauzën e lirisë së medias, pavarësisë së gazetarisë dhe lirisë së shprehjes.