Kryeministri Rama sëbashku me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut po udhëtojnë drejt Brukselit për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste të BE-së, me qëllim për të pasur sa më shumë mbështetjen për hapjen e negociatave më 18 tetor. Këtë lajm e dha vetë Kryeministri Rama në një komunik video në facebook:
“Tani po nisem për në Bruksel sëbashku me Kryeminsitrin e Maqedonisë së Veriut Zaev, për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste progresive të BE-së, në një format të krijuar enkas nga Partia Socialiste Progresive në funksion të nevojës që kemi sot për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbremjes së pasnesërme.”
Kryeminsitri pranoi se Franca deri më tani është e vendosur për moshapjen e negociatave me Shqipërinë:
“[…] Qendrimi i Presidenti Macron dhe i Francës, nuk përkon, të paktën për momentin me atë të Gjermanisë dhe shumicës dërrmuese të vendeve anëtare”.
Rama u shpreh se vendimi për hapjen ose jo të bisedimeve me Shqipërinë nuk ka lidhje me reformat e kryera nga qeveria por me problemet e brendshme të BE-së:
“Pak por e sigurtë është që edhe Franca e njeh dhe e progresin e bërë ashtu sikur kërkon sot më shumë nga vetë BE se sa nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut”.