Socialistët, rezolutë për ndalimin e ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje

Socialistët, rezolutë për ndalimin e ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje

Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend një projekt-rezolutë për “Ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare”.

Shumica socialiste argumenton se ndërhyrjet e huaja, kryesisht nga Rusia, përmes lajmeve të rreme dhe ndërhyrjes në zgjedhje, minojnë demokracinë.

Në rezolutë shkruhet se aktorë të huaj kanë ndikuar në vendim-marrjen në Shqipëri përmes “fushatave të dezinformimit në mediat sociale, sulmet në infrastrukturën e zgjedhjeve, mbështetjen e drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë financiare të aktorëve politikë.”

Disa nga zgjidhjet e propozuara nga socialistët për zgjidhjen e këtij problem janë:

 – Hartimi i një kornizë ligjore për sulmet në internet dhe dezinformimin, [..]në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë.

 – Institucionet kompetente të hartojnë masat për transparencën dhe auditimin e financimeve të partive politike dhe organizatave politike, përfshi financimet e huaja.

 – Krijimi i Task-Forcave ose fuqizimin e institucioneve aktuale për të parandaluar fenomenin e dezinformimit dhe çdo ndërhyrje të huaj të parregullt ose financim të paligjshëm në proceset elektorale dhe demokratike në vendin tonë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>