“PD do një drejtësi të pavarur. Thirrja ime ndaj PS është të ndalë këtë politikë. Shqipëria ka nevojë për Gjykatë Kushtetuese”. Kështu u shpreh kryetari i opozitës Lulzim Basha sot mbasdite në një takim me mediat për të folur për çështjen e Gjykatës Kushtetuese.
“Rasti i përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregon qartë se kush nuk e do reformën në drejtësi.
Edi Rama e kishte jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese sepse kjo gjykatë ka për të vendosur për disa çështje jetike siç është 30 qershori”, tha Basha.
Për reformën në drejtësi ai tha “SPAK dhe BKH janë jetike dhe duhet të vihen sa në shpejt në funksion. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i hapin rrugë reformës së vërtetë në drejtësi”.
Basha tha se “Parlamenti shqiptar është produkt i krimit dhe duhet zëvendësuar me një parlament që vjen nga vota e njerëzve. PS ka deputetë derivat të krimit”. Ai shtoi se “vetëm në Durrës ka 3 deputetë të lidhur me krimin”.