Presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë. Presidenti tha se duhet të hetohen dhe dënohen të gjithë personat përgjegjës.
“Mbështesim prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës. Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm“, tha Presidenti Meta.
Në mbledhje janë të pranishëm Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, Kryeministri Rama dhe të gjithë ministrat e qeverisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu dhe Drejtori i Emergjencave Haki Cako.