“SHBA-të do të vazhdojnë të ndalojnë zyrtarët e korruptuar të vendeve të huaja të udhëtojnë dhe të shpenzojnë, ato dhe familjarët e tyre, paratë e fituara përmes korrupsionit në SHBA”. Kështu shkroi Sekretari i Shtetit Michael Pompeo në një deklaratë në ditën kundër korrupsionit. Më poshtë gjeni deklaratën e plotë:
“Sot në ditën kundër korrupsionit ne konfirmojmë angazhimin tonë për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në botë. Korrupsioni pengon rritjen ekonomike dhe zhvillimin, lehtëson krimin ndërkombëtar dhe ushqen terrorizmin, zhvesh qytetarët nga ët drejtat e tyre bazike.
Korrupsioni mbështet udhëheqësit autokratik, dobëson besimin në systemin e demokracisë, krijon kriza politike dhe qeverisëse.
SHBA-të forcojnë angazhimin diplomatik, duke mbështetut nisma të shoqërisë civile, duke ndihmuar në ndërtimin e institucioneve transparente, duke vendosur kufizimin e vizave. Vetëm në këtë mënyrë, përmes këtyre mjeteve mund ta luftojmë korrupsionin.
Në 2019, Departamenti i Shtetit ka shpallur publikisht ndalimin e hyrjes në SHBA për 40 zyrtarë publik dhe familjarët e tyre të afërt për përfshirje në korrupsion. Ne do të vazhdojmë të përdorim autoritetin tonë për të ndaluar zyrtarët e korruptuar të vendeve të huaja të udhëtojnë dhe të shpenzojnë, ato dhe familjarët e tyre, paratë e fituara përmes korrupsionit në SHBA”.