Policia masa kundër kontrabandës dhe shitjes së fishekzjarreve

Nga Redaksia
Policia masa kundër kontrabandës dhe shitjes së fishekzjarreve

Policia njoftoi sot arrestimin e 1 personi dhe procedimin penal ndaj 4 të tjerëve si rezultat i shtimit të kontrolleve për të parandaluar hedhjen në treg në mënyrë të paligjshme të fishekzjarreve dhe mallrave kontrabandë.

Si fillim policia tha se kishte arrestuar në Kakavijë një shofer autobusi të linjës Vlorë-Athinë, të cilit iu gjetën 63 steka cigaresh dhe 2 valixhe me konfeksione kontrabandë të fshehura në pjesën e kondicionerit. Drejtuesi i autobusit ishte B.L 40-vjeç nga Fieri.

Në një njoftim të dytë, policia tha se kishte nisur procedura penale për 4 persona të tjerë, të cilët kishin tregtuar kapsolle Zeus dhe fishekzjarre jashtë kushteve dhe rregullave të përcaktuara teknike.

Javën e fundit policia tha se ka kontrolluar 334 dyqane dhe pika shitjesh të ndryshme për të pikasur dhe parandaluar tregtimin pa licencë të fishekzjarreve. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e përdorimit të fishekzjarreve dhe pikat e shitjeve të pasigurta.

Prej vitit 2018 Ministria e Brendshme ka urdhëruar që për arsye sigurie, fishekzjarret të tregtohen në mënyrë të kontrolluar dhe të ndalohet importi dhe tregtia e lirë e tyre. Ky urdhër është mbështetur nga Ministria e Financave dhe Ministria e Mbrojtjes, të cilat kanë listuar edhe kategorinë e fishekzjarreve që mund dhe nuk mund të tregtohen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>