Gjykata lë në burg 9 të arrestuarit për ndërtesat e shembura në Durrës

Nga Redaksia
Gjykata lë në burg 9 të arrestuarit për ndërtesat e shembura në Durrës

Gjykata e Durrësit vendosi të linte në burg 9 të arrestuarit për shembjet e pallateve dhe shtëpive në Durrës gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Prokuroria akuzon për “vrasje me dashje”:

  • Rruzhdi Xheka, ndërtues i Hotel Mira Mare
  • Avdulla Osmani, ndërtues i Hotel Tropikal
  • Kujtim Hasa, drejtues i shërbimeve në Kavaleshencë

Prokuroria akuzon për “shpërdorim detyre”:

  • Klajdi Lame, inspektor ndërtimi
  • Albrend Qetka, specialist i ALUIZNI-t Durrës
  • Arben Isaku, ish-Drejtor i ALUIZNI-t Durrës
  • Ahmet Doda, Drejtor i Kavaleshencës
  • Dëfrim Celani, ekspert ndërtimi
  • Nevjana Isufi, projektuese

Përveç 9 të arrestuarve, Prokuroria akuzon për vrasje dhe shpërdorim detyre edhe 8 persona të tjerë të cilët thuhet se me veprimet, ose mos-veprimet e tyre shkaktuan 23 viktima.

8 personat e shpallur në kërkim:

  • Arben Qato, pronar i Vila Palma
  • Dëshira Qato, shefe urbanistike në Bashkinë Kavajë, pronare e Vila Palma
  • Artur Terziu, pronar i Bar Barons
  • Artemis Malko, inspektor i Kadastrës Durrës
  • Artur Çela, ish-Drejtor i Inspektoriatit të Ndërtimit
  • Flamur Gjuzi, ish-drejtor i ALUIZNI-t Durrës
  • Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në zonën e ish- Kënetës në Durrës

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>