Opozita kërkon marrëveshje partiake për reformën zgjedhore

Opozita kërkon marrëveshje partiake për reformën zgjedhore

Opozita kërkon të hyjë në diskutime me shumicën socialiste për të arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore. Ajo ka caktuar Oerd Bylykbashin nga PD dhe Petrit Vasilin nga LSI, si përfaqësues të saj për bisedimet me shumicën socialiste në lidhje me reformën.

“Kanë kaluar 4 muaj dhe ky proces është zvarritur, në mungesë vullneti nga pala tjetër. Rikonfirmojmë qëndrimin për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili për të dakordësuar miratimin e Reformës Zgjedhore, duke i qëndruar pikave të tetorit.”– tha sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha për mediat pas takimin me partitë aleate nga selia e PD-së.

Me këtë veprim opozita konfirmon qendrimin e saj se nuk e njeh komisionin për reformën zgjedhore, por kërkon që reforma zgjedhore të miratohet në tryezë partiake.

Zoti Basha ka përdorur termin dakordësuar, që mund të përkthehet se reforma mund të bëhet me konsensus me opozitës dhe shumicës socialiste.

Gjithashtu, Zoti Basha përsëriti 3 kërkesat e përfaqësuesve të opozitës në takimin e orës 13.00 për reformën zgjedhore:

1- Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

2- Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

3- Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>