Partia Demokratike, përmes Albana Vokshit dënoncoi sot përpjekjet e Kryeministrit Rama për të vendosur në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive, persona të afërt me të, me qëllim kapjen e këtij institucioni:
“Edi Rama po merr nën kontroll të plotë një tjetër organ të pavarur me ligj. Emërimi i mercenarëve të tij partiakë në krye të AMA-s, e politizon plotësisht institucionin e projektuar nga Rama si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve”, tha Vokshi nga selia e PD-së.
Vokshi thotë se kandidatët për postin e drejtorit të AMA-së janë përcaktuar nga Kryeministri Rama:
“Përmes një procedure korruptive, Edi Rama po emëron në krye të AMA-s rrogëtarët e zyrës së tij.
Ligji përcakton si kriter të parë depolitizimin, jopartishmërinë e kandidatëve. Por të katërt aplikantët janë vartës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të paguar prej tyre si fjalim shkrues në Partinë Socialiste apo si këshilltarë në disa ministri”.
Maklen Misha, mercenar i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, synon të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 mercenarët e tjerë të rilindjes po përpiqen të zbatojnë moton shtet shkatërruese të shefit të tyre, kap ēa t ‘kapësh, duke patur në shënjestër kapjen totale të institucionit që kontrollon median”.
Ajo tha se qëllimi kryesor i Kryeministrit është vendosja nën kontroll e “Autoritetit të Medias Audiovizive, e projektuar si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve”, sepse:
“Edi Rama e ka jetike që mediat të mos publikojnë lidhjet e qeverisë së tij me krimin. E ka jetike që media të mos bëjë transparencë të koncesioneve dhe tenderave korruptive.
Duke i fyer gazetarët profesionistë, siç ndodhi mbrëmë në mënyrë të përsëritur dhe të dënueshme, duke u bërë presion pronarëve të mediave, duke emëruar mercenarët e tij në krye të AMA-s, Edi Rama e ka më të lehtë vendosjen e regjimit të ri policor, ku qytetarët përgjohen nga policia pa vendim gjykate, vota e tyre vidhet nga ortakëria mes pushtetit dhe krimit, pasuria u grabitet dhe taksat u plaēkiten për të pasuruar kryeministrin dhe bandën e tij të kriminelëve dhe oligarkëve.
Përsa kohë Edi Rama do të vazhdojë të jetë në drejtimin e vendit, media është në rrezik, të drejtat e qytetarëve janë në rrezik, vendi është në rrezik”!