Bulqizë, nëna dhe 2 fëmijët humbasin jetën nga asfiksimi me gaz

Bulqizë, nëna dhe 2 fëmijët humbasin jetën nga asfiksimi me gaz

Një nënë dhe dy fëmijët e saj humbën jetën sot si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë. Fëmija tjetër, 14–vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ngjarja ndodhi në Ostren të Bulqizës.

Ato u zbuluan nga halla e fëmijëve, e cila ka trokitur në derë rreth orës 11:30, por nuk i është përgjigjur njeri. Ajo më pas ka kërkuar ndihmën e fqinjëve për të hyrë brenda, ku dhe ka gjetur nënën me fëmijët e asfiksuar nga gazi.

Nëna me 3 fëmijë jetonin të vetëm, pasi burri ishte emigrant në Greqi.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha shprehu ngushëllimet për familjen përmes një postimi në Twitter:

“Me tronditje dhe dhimbje ndoqa lajmin për tragjedinë në Ostren të Bulqizës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen Tolaj dhe uroj shërim të shpejtë vajzës tjetër të familjes që po merr ndihmën mjekësore.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>