PD denoncon 50 rrugët e harruara nga investimet e Bashkisë Tiranë

Nga Exit News
PD denoncon 50 rrugët e harruara nga investimet e Bashkisë Tiranë

Partia Demokratike denoncoi sot gjendjen e rrugëve të Tiranës. Përmes një postimi në facebook, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa tha se në të paktën 50 rrugë të 11 njësive administrative “gjendja është e mjeruar”.

“Tirana sipas Veliajt është vetëm bulevardi dhe sheshet, kullat dhe tenderat. Kryeqyteti sot është makthi i shoferëve dhe qytetarëve! […] Mjafton të ecesh me makinë në rrugën prapa presidencës, të ecesh në rrugën që të çon tek burgu i grave, mjafton mos të largohesh më shumë se disa metra nga qendra dhe shikon Tiranën e vërtetë, e rrugëve të amortizuara.”

Zëdhënësja theksoi se Bashkia Tiranë ka pasur buxhet të mjaftueshëm për të investuar në të gjitha rrugët, por që “për kryebashkiakun Veliaj, Tirana është vetëm bulevardi”.

“[…] në 5 vjet në krye të Bashkisë, me taksa të reja për qytetarët dhe me taksa e tatime të rritura, [Veliaj] ka shpenzuar 586 milion euro dhe parashikon një buxhet 200 milion euro për vitin 2020, por kjo nuk reflektohet në një infrastrukturë dinjitoze për banorët e Tiranës.”

Postimi shoqërohej me video, ku përmblidheshin fotot e të paktën 50 rrugëve, të shkrepura ditët e fundit.

Ina K. Zhupa

Veliaj me 586 milion euro buxhet të harxhuar dhe rrugët e Tiranës janë një makth për qytetarët! Në një vëzhgim të thjeshtë në rruget e njësive qëndrore të Tiranës, pa u futur në zonat periferike dhe fshatrat e saj, arrin te kuptosh gjëndjen e mjerueshme të infrastrukturës rrugore. 50 rrugë të evidentuara me foto në një gjendje të mjerueshme në 11 njësitë qëndrore të Tiranës! Tirana sipas Veliajt është vetëm bulevardi dhe sheshet, kullat dhe tenderat.Kryeqyteti sot është makthi i shoferëve dhe qytetarëve! Rrugët e Tiranës ngjajnë si rrugët e një fshati të humbur ku jetojnë 5 banor edhe asnjë nuk ka interes të investoj. Mjafton të ecesh me makinë në rrugën prapa presidencës, të ecesh në rrugën që të çon tek burgu i grave, mjafton mos të largohesh më shumë se disa metra nga qendra dhe shikon Tiranën e vërtetë, e rrugëve të amortizuara. Ndërkohë në 5 vjet në krye të Bashkisë, me taksa të reja për qytetarët dhe me taksa e tatime të rritura, ka shpenzuar 586 milion euro dhe parashikon një buxhet 200 milion euro për vitin 2020, por kjo nuk reflektohet në një infrastrukturë dinjitoze për banorët e Tiranës. Kjo është Tirana e degraduar për qytetarët edhe fushë ndërtimi për oligarket. Veliajt nuk i interesojnë qytetarët e Tiranës!

Gepostet von Ina K. Zhupa am Sonntag, 16. Februar 2020

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>