Mbi 30 mijë shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE-së gjatë vitit që shkoi.
Shqipëria është në 10 vendet kryesore në botë për numrin e kërkesave në BE. Shqipëria është i vetmi vend europian në krye të listës—të gjitha vendet e tjera në janë autokraci apo me në gjendje lufte a përplasje civile: Siria, Afganistani, Venezuela, Kolumbia, Iran, Pakistan, Nigeria, Irani dhe Turqia.
Zyra Evropiane e Azilantëve ka publikuar më 26 shkurt shifrat e azilantëve për vitin 2019, në BE dhe Norvegji e Zvicër. Më poshtë Exit News sjell gjetjet kryesore nga këto të dhëna.
1. Azilkërkuesit shqiptarë
— 30 020 shqiptarë aplikuan për azilant në vendet e BE-së plus Norvegji dhe Zvicër.
— 27 294 mijë janë aplikantë për herë të parë, dhe 2 726 janë aplikues përsëritës për statusin e azilantit.
— Vetëm 542 persona morën statusin e refugjatit gjatë vitit që shkoi (pavareësisht vitit të aplikimit), 659 persona morën mbrojtje të veçantë, ndërsa 17 383 persona u refuzuan në mënyrë përfundimtare.
— Në fund të 2019-s, kishte 12 997 shqiptarë në pritje të vendimit për aplikimin e tyre për azil, nga të cilët 6 629 kishin më shumë se 6 muaj në pritje.
2. Azilkërkuesit nga e gjithë bota
— 714 200 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare u shënuan gjatë vitit 2019, 13 për qind më shumë se më 2018.
— Vitin e shkuar pati 5 herë më shumë aplikime për azil se emigrantë të paligjshëm në kufijtë e BE-së. Ky fakt tregon se aplikimet nuk lidhen me emigracionin e paligjshëm.
— Më shumë se një e katërta e aplikimeve ishte nga sirianë, afganë dhe venezuelianë. Afganistani pati tre herë më shumë kërkesa për azil në krahasim me vitin 2018, por pati shumë më pak përgjigje pozitive. Ndërkohë janë rritur kërkesat nga vendet e Amerikës Latine, kryesisht Venezuel dhe Kolumbia.
— Një e katërta e aplikimeve ishte nga vende që gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza në BE ose Shengen.
— Rreth një e treta e kërkesave për azil miratohen. Vendet të cilat mund të lëvizin pa viza brenda Shengenit e kanë përqindjen e pranimit të kërkesave për azil shumë të ulët.