5 raste të tjera rezultojnë të painfektuar me koronavirus në Shqipëri

Nga Exit News
5 raste të tjera rezultojnë të painfektuar me koronavirus në Shqipëri

Autoritetet shëndetësore siguruan sërish pasditen e sotme se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat nga Ministria e Shëndetësisë, u tha se së fundmi janë kryer edhe 5 testime të tjera rastesh të dyshuara, prej të cilave asnjë nuk ka rezultuar me koronavirus.

Që kur koronavirusi u përhap javën e shkuar në Itali, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka kryer në total 23 testime të cilat kanë rezultuar të gjitha negative.

Një ditë më parë, Ministria njoftoi se janë testuar 17 persona të dyshuar. Ndërkohë paraditen e sotme Ministrja Manastirliu deklaroi shifra kontradiktore.

Sipas raportit të së premtes, rreth 82 900 persona janë prekur nga virusi (78,832 në Kinë), 36 861 janë shëruar dhe 2 869 kanë humbur jetën (mbi 2,788 në Kinë).

Për tu informuar më tepër rreth shpërhapjes së koronavirusit deri më tani mund të lexoni këtu, ndërsa për informacionet të tjera mund të lexoni këtu 9 pyetjet më të zakonshme rreth këtij virusiKëtu mund të lexoni disa nga këshillat bazike që çdokush duhet t’i ketë parasysh.

Po ashtu, Exit News është konsultuar me disa specialistë të sëmundjeve infektive dhe të mushkërive dhe dëshiron të informojë lexuesit për disa nga rastet kur ata duhet të shqetësohen për mundësinë e prekjes nga koronavirusi. Për më tepër mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>