Nuk ka më vetëm disa qytete ose një zonë të ndaluar, e gjithë Italia do të kalojë në karantinë duke nisur nga dita e Martë. Lejohen vetëm lëvizjet për arsye pune dhe emergjence. Masat u njoftuan nga Kryeministri Giussepe Conte.
Çdo italian që do të kërkojë të lëvizë nga një qytet në një tjetër duhet të plotësojë një deklaratë. Deklarata duhet të jetë e vërtetë. Përndryshe personi do të akuzohet për deklaratë të rreme.
Qarkullimi publik do të vazhdojë normalisht. Shkollat dhe universitete do të qendrojnë të mbyllura deri më 3 prill. Kafet dhe restorantet do të mbyllen.
Italia, deri më tani i ka kërkuar BE-së 7,5 miliardë euro ndihmë për të përballuar krizën, kjo shifër pritet të rritet.
Në Itali deri më tani ka 9583 persona të infektuar, 463 të vdekur dhe 724 persona të shëruar.