Numri i viktimave nga koronavirusi kaloi 1 mijë persona dhe arriti në 1016, të enjten në mbrëmje.
Vetëm 48 orët e fundit vdiqën 387 persona, çfarë ka shtuar frikën se gjendja do të përkeqësohet.
Aktualisht ka 15 113 të diagnostikuar me infeksionin e koronavirusit, nga të cilët gati 4 700 u identifikuan në 48 orët e fundit.
Another dark day: 2,651 new cases in Italy.
189 people died today.
More than 1,000 people have now died in Italy from #Coronavirus.
— Richard Chambers (@newschambers) March 12, 2020
Agjencitë italiane të lajmeve raportojnë se aktualisht janë 1 153 të sëmurë të shtruar në spitale nën mjekim intensiv, nga të cilët 125 janë shtruar 24 orët e fundit.
Deri tani janë shëruar 1 258.
Veriu mbetet më i prekuri me rreth 8 725 raste vetëm në Lombardi, 1 947 në Emilia Romanja dhe 1 384 në Veneto.
Për të ndaluar përhapjen e mëtejshme, Italia ka marrë një sërë masash ekstreme por që duket se tashmë ato janë vonë për të penguar përhapjen.