Basha, thirrje qeverisë të marrë masa për paisjen me mjete në spitale dhe shmangien e mbipopullimit në to

Nga Exit News
Basha, thirrje qeverisë të marrë masa për paisjen me mjete në spitale dhe shmangien e mbipopullimit në to

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë të marri masa për paisjen me tamponë, me anë të të cilëve kryhet testi i COVID-2019. Ai pohoi se shumë qytetarë kanë shprehur shqetësim për mungesën e tyre.

Në një postim në faqen e rij në Facebook, ai kërkoi të shtohen ambjente të tjera për trajtimin e personave me COVID-2019, në qytete të tjera të vendit, me qëllim shmangien e mbipopullimit në spitalet e Tiranës.

Basha theksoi se neglizhenca në marrjen e këtyre masave, do të sjellë pasoja të rënda për vendin.

Gjithashtu kryetari i PD i bëri thirrje qeverisë të ndihmojë familjet në nevojë ekonomike dhe të varfra, me ushqime dhe detergjentë.

Në fund të postimit ai kërkoi nga qytetarët të ndjekin rregullat dhe mos hezitojnë të kontaktojnë me shërbimin mjekësor për çdo shqetësim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>