Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump rezultoi negativ me COVID-19. Lajmin e dha mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley.
Trumpi iu nënshtrua testit të premten, pasi kishte dyshime se mund të ishte infektuar, pas takimit më një delegacion brazilian, ku disa prej anëtarëve ishin të infektuar me koronavirus.
SHBA rregjistron më shumë se 2,700 persona të infektuar me koronavirus, ndërkohë që 54 kanë humbur jetën.
Presidenti Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe akordoi 50 miliardë dollarë për të luftuar përhapjen e virusit, në vend.