PD: Shkarkimi i mjekut Allkaj, hakmarrje e Edi Ramës

Nga Exit News
PD: Shkarkimi i mjekut Allkaj, hakmarrje e Edi Ramës

Partia Demokratike reagoi pas shkarkimit të mjekut Allkaj, duke e konsideruar hakmarrje. Në një deklaratë në faqen e tij në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi shkruan:

“Shkarkimi politik i raportuar nga mjeku Ilir Allkaj është hakmarrje e Edi Ramës dhe ka vetëm një arsye. Mjeku ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura pë të mbrojtur mjekët dhe personelin.”

Ai shton më tej se mbrojtja e mjekëve është jetike pasi ata janë mburoja dhe garancia për shëndetin e qytetarëve.

Dje u shkarkua nga detyra Ilir Allkja mjeku i QSUT, i cili pak ditë më  parë denoncoi mungesën e veshjeve speciale për personelin mjekësor

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>