Italia pati sot 368 viktima të tjera nga koronavirusi, çka e çon numrin total të të vdekurve mbi 1 800 persona që kur epidemia goditi vendin në fund të janarit.
Fundjava ishte ndër më të zezat për Italinë, pasi qëlloi të ishte me 618 viktima – 250 të shtunën.
Sot numri i të infektuarve shkoi në 24 747, me 2 853 të sëmurë më shumë se një ditë më parë. Të riaftësuarit janë vetëm 2 335, të vdekurit 1 809.
Siç Exit News ka analizuar më parë, Italia po vuan vdekshmërinë më të lartë në botë nga koronavirusi ndërsa Evropa është kthyer tashmë në epiqendër të kësaj pandemie.