Kryeministri Rama njoftoi sot nisjen e shpërndarjes së ushqimeve për të prekurit nga tërmeti që jetojnë në çadra, për të moshuarit që jetojnë vetëm dhe për familjet në nevojë.
Kryeministri ka postuar në facebook një video ku shihen persona që shpërndajnë ndihmë.
Ky aksion do të drejtohet nga Ministria e Brendshme.