Qeveria bën publik planin se kush do testohet për koronavirusin

Nga Exit News
Qeveria bën publik planin se kush do testohet për koronavirusin

Shqiperia do të testojë për koronavirus kontaktet e pacientëve të prekur, personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

Personat e tjerë nuk do të testohen edhe në rast se mund të kenë simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit.

Këtë e njoftoi kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtëpërdrejtë me televizionin News24.

Duke sqaruar se testimi i përzgjedhur është qasja që po përdor pjesa më e madhe e vendeve, kryeministri Rama u shpreh:

“Shumica dërrmuese e shteteve përjashtuar shumëpak raste, janë në anën që jemi dhe ne, që nuk testohen të gjithë. Testohen vetëm ata që kanë shqetësime të posaçme apo që janë kontakte të drejtpërdrejta të atyre që janë identifikuar si të prekur dhe që janë aktualisht në regjim spitalor apo karantinë të detyruar.”

Kryeministri theksoi se edhe në rast se dikush rezulton i prekur me koronavirus, por nuk ka probleme shëndetësore, ai nuk shtrohet në spital por këshillohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të izolohet:

“Edhe nëse behen testimet për ata që kanë shenja të lehta të cilat e gjthë bota këshillon të trjatone si një grip i zakonshëm, pra duhen marrë ato masa që merren kur kemi grip të zakonshëm dhe të rrinë në shtëpi. Nuk të merr askush në botë në spital për shenja të lehta dhe pse je i identifikuar pozitiv.”

Deri tani në Shqipëri janë kryer 665 persona të dyshuar, nga të cilët 59 kanë rezultuar të prekur. Të testuarit janë persona që kanë pasur kontakte me pacientët e konfirmuar më parë si të prekur ose persona që kanë shfaqur simptomat dhe kanë pasur histori udhëtimi në Itali.

Nga deklarata e sotme e kryeministrit mbetet e paqartë nëse ky grup i fundit i personave, pra me simptoma, sado të lehta dhe me histori udhëtimi në Itali do të vazhdojë të testohet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>