Në 48 orët e fundit, Franca ka raportuar mbi 3 000 të infektuar të tjerë me koronavirus. Në total janë 10,995 të infektuar, prej të cilëve 372 kanë vdekur.
Presidenti Emmanuel Macron vendosi gjendjen e shtetrrethimit të martën duke u kërkuar francezëve të mbyllen në shtëpi dhe të kufizojnë lëvizjet vetëm për të vajtur në punë, për të blerë ushqime apo për të vajtur te doktori.
Epidemia e koronavirusit ka tjetërsuar tërësisht shpirtin karakteristik të Parisit, mirënjohur botërisht si kryeqyteti i dashurisë.
Nga katedralja Notre-Dame deri te muzeu i famshëm i Luvrit nuk kishte sot asnjë njeri, krejt ndryshe nga pamja e zakonshme e mijëra turistëve.
Një pamje, të cilën France24 e ka përshkruar si apokaliptike dhe të paimagjinuar më parë.
Franca është ndër shtetet më të prekura në botë, ndërsa Evropa me rreth 100 mijë të infektuar është kthyer epiqendra e pandemisë.