I infektuari i parë më koronavirsu në Shqipëri u identifikua më 9 mars. Që atëhere kanë kaluar 12 ditë dhe numri i personave të prekur ka arritur në 76.
Exit News sjell më poshtë disa statistika për përhapjen e deritanishme të koronavirusit në vend.
— Janë testuar 778 persona të dyshuar.
— 76 persona ose rreth 9,7 për qind e të testuarve kanë rezultuar të sëmurë me COVID-19.
— 45 persona ose 59 për qind e të sëmurëve janë meshkuj; 31 persona ose 41 për qind e të sëmurëve janë femra.
— 37 persona, ose 49 për qind e të sëmurëve janë të shtruar në spitalin Infektiv në QSUT.
— 4 të sëmurë, ose 5 për qind e totalit janë në terapi intensive.
— 2 persona ose 2,6 për e të gjithë të infektuarve kanë humbur jetën.
— 2 të vdekurit janë në moshë të përaprua dhe vuanin nga sëmundje të tjera: një 73-vjeçare në Durrës vuante nga probleme të tensionit dhe akrdiake, një 66-vjeçar nga Lushnja vuante nga mosfunksionimi i veshkave.
— 2 persona ose 2,6 për qind e të sëmurëve janë shëruar; të dy u trajtuan në spital.
— 7 qytete është shtrirja e të sëmurëve me Covid-19 deri tani, me Tiranën që zë mbi 72 për qind të rasteve: Tiranë: 55 persona; Durrës: 5 persona, përfshi një të vdekur; Fier: 8 persona; Lushnjë: 2 persona, përfshi një të vdekur; Elbasan: 2 persona; Rrogozhinë: 2 persona; Kavajë: 2 persona.
— Të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë histori udhëtimi në Itali.
— Pacienti i parë i identifikuar, 26-vjeçari që erdhi nga Firence, besohet se ka infektuar të paktën 9 persona me të cilët ka pasur kontakte, mes të cilëve dhe babain e tij.
— 66-vjeçari nga Lushnja, i cili humbi jetën, besohet të ketë infektuar 12 persona të tjerë, mes tyre 3 mjeke, një radiograf dhe 3 infermiere të spitalit.