Qeveria publikoi sot në Fletoren Zyrtare blerjen e €2,8 milionë materiale mbrojtëse kundër Covid-19.
Materialet u blenë me tender të drejtëpërdrejtë kompanive Farma Net dhe Euromed – kliko këtu për të parë vendimin.
Blerja u komentua nga Partia Demokratike si e vonuar dhe dëshmi se denoncimet e saj për mungesa të materialeve mbrojtëse ishin të justifikuara.
Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti Bardh Spahia i bëri thirrje qeverisë që:
“[…] të vendosë në dispozcion të shëndetësisë fondet e nevojshme, pajisjet e nevojshme, si dhe pa humbur kohë më shumë, të blejë në sasi të mjaftueshme edhe testet dhe materialet testuese për qytetarët.”
Po sot në Fletoren Zyrtare qeveria zbardhi ndryshimet e buxhetit, ku disa nga fondet e parashikuara për koronavirusin ishin:
- €375 mijë shtesë buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë
- €20 milionë fond për mbështetje shëndetësore
- €53 milionë fond rezervë për paketën sociale anti-epidemi
- €8 milionë fond për emergjenca të tjera
Shqipëria diagnostikoi rastin e parë me koronavirus më 9 mars. Dy javë më vonë rastet e diagnostikuara janë 89, 2 prej të cilave kanë sjellë si pasojë vdekje.
Gjatë fillimit të muajit mars PD denoncoi mungesën e materialeve dhe angazhimit të strukturave të qeverisë për të parandaluar futjen e infeksionit në Shqipëri.