Zbulohet e prekura e parë me Covid-19 në Lezhë

Nga Exit News
Zbulohet e prekura e parë me Covid-19 në Lezhë

Një infermiere në Lezhë është prekur nga koronavirusi, duke e zgjeruar edhe më tej hartën e të qyteteve të prekura në vend.

Sipas ABCNews, ajo është 54 vjeç dhe është infermiere pediatre në Poliklinikën e Lezhës.

Ajo ka marrë përgjigjen e testit për koronavirusin mbrëmjen e 23 marsit dhe më pas është nisur për në spitalin Infektiv në Tiranë.

Nuk dihet ende se si mund të jetë infektuar infermierja.

Poliklinika e Lezhës ka nisur marrjen e masave për të izoluar kolegët e infermieres dhe për të dezinfektuar vendin e punës.

Përveç Lezhës, aktualisht qytetet e tjera të prekura janë:

— Në Tiranë: 68 persona;

— Në Durrës: 7 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier:  12 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Lushnje: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan:  2 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë:  3 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Korçë: 3 persona;

—Në Vlorë: 4 persona;

— Në Shkodër: 1 person.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>