Në Itali, një 95 vjeçare fitoi betejën me koronavirusin, duke u bërë kështu personi më i moshuar i shëruar.
Alma Clara Corsini u dërgua me 23 mars në shtëpi, pasi u shërua plotësisht nga virusi, i cili po shkakton çdo ditë viktima. Ajo u shtrua në spital më 5 mars dhe pavarësisht moshës së madhe, arriti të luftontë COVID-19 pa ndihmën e medikamenteve.
Koronavirusi në Itali shkaktoi të hënën 601 vdekje të tjera, duke e çuar numrin total në 6 077 viktima. Nga 601 të vdekurit brenda 24 orëve të fundit, 301 u shënuan në Lombardi.