Rama shmang përgjigjen për tenderin 1,5 milionë euro

Nga Exit News
Rama shmang përgjigjen për tenderin 1,5 milionë euro

Kryeministri Rama shmangu përgjigjen mbi tenderin e ushqimeve të rezervave të shtetit, në një intervistë për Ora News. Ai sulmoi kryetarin e opozitës duke e quajtur “gjinkallë”:

Përderisa më pyesni mua, më mjafton autoriteti juaj si person që ndërmjetëson komunikimin me publikun dhe nuk kam nevojë të më citoni gjinkallën që këndon të njëjtën këngë që është krijuar qysh uhu, dhe e përsërit si në paqe, si në luftë”.

Ditën e martë, opozita publikoi faktet se si një kompani maqedonase ndërtimit ka fituar pa garë tenderin prej 1, 5 milionë euro të ushqimeve të rezervave të shtetit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>