Qeveria po mendon të lehtësojë masat ndaluese për lëvizjen e qytetarëve duke nisur nga java që vjen. Vendimi do të merret në varësi të numrit të të infektuarve. Kryeministri Rama në monologun e tij në facebook tha se:
“Nuk dua t’ju entuziazmoj para kohe por po detajojmë një plan për lehtësimin e masave që do vendoset në zbatim menjëherë sapo kurba të fillojë uljen.
Po studiojmë disa lehtësime të lëvizjes duke filluar me pikatore nga java e ardhshme po qe se numrat do na e lejojnë ta marrim në konsideratë pikatoren”.
Ai tha se “deri në mes të prillit do të kuptojmë se sa thellë është shtrirë armiku mes nesh. Prisnim një kërcim të numrave javën që lamë pas. Kjo nuk do të thotë asgjë. Vigjilencë dhe rezistencë. Pa u lodhur dhe pa u mërzitur”.