Pesë pacientë të prekur nga Covid-19 u shëruan ditën e enjte, duke e çuar numrin e përgjithshëm 76 të shëruar. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkroi në Facebook:
“5 pacientë pacientë kanë lënë sot spitalin #Infektiv.
Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me #COVID19.
Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga #COVID19″
Në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 18 persona të tjerë duke e çuar numrin total në 277 të infektuar.