Qeveria nuk ka planifikuar asnjë paketë ndihme për mediat e vendit. Kryeministri tha se:
“Media janë biznese të mëdha, qeveria ka vënë në dispozicion garancin sovrane, mediat të marrin kredi dhe të paguajnë punonjësit e tyre. Përsa i përket gazetarëve është tjetër diskutim. Përsa kohë flitet për mungesë fitimi ose emisione komerciale, nuk është detyrë e qeverisë. Pyetja është kush është më në hall”.
Media, së pari u godit nga vendimi i qeverisë se emisionet nuk duhet të kenë më shume se dy persona në studio. Dhe së dyti sepse bizneset kanë ulur pagesën e reklamave duke detyruar televizionet të mbyllin disa emisione.
Në mënyrë të vazhdueshme gazetarët, perfaqësuesit e medias dhe organizatat e medias i kanë kërkuar qeverisë të përfshijë në paketën e ndihmës ekonomike edhe mediat.