Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar sërish testime masive. I ftuar në emisionin “Opinion” ai tha se sa testimi ndihmon në identifikimin e të infektuarve dhe si rrjedhojë në izolimin e tyre. Pa testime, shtoi Basha do të zgjatet karantina, mbyllja e ekonomisë dhe do të rritet numri i vdekjeve.
Ai falenderoi ambasadoren Yuri Kim dhe SHBA-të për fondin e vënë në dispozicion të qeverisë për blerjen e testimeve.
I pyetur për paketën ekonomike, Basha tha se paketa e PD-së e ka koston 260 milionë euro, 90 milionë euro në muaj. Këto para, tha Basha mund të gjenden nëse ndërpriten kontratat konçesionare.