27 shqiptarë të bllokuar në tokën neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë në Kapshticë, u futën në Shqipëri. Ata do të izolohen për 14 ditë në një hotel në Korçë.
Dhjetra emigrantë kanë që më 3 prill të bllokuar në zonën neutrale të doganës së Kapshticës, pasi dogana shqiptare nuk i lejonte ata të hynin në vend si shkak i mbylljes së kufijve.
Të henën, Kryeministri lajmëroi se të gjitha ata që janë rezidentë në Shqipëri dhe do të vijnë përmes kufijve tokësorë do të karantinohen në hotele, për 14 ditë, me shpenzimet e tyre.