Kongresmeni Eliot Engel dhe senatori Bob Mendes i bënë thirrje administratës Trump që të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi, në mënyrë të paanshme nga të dy vendet dhe në respekt të ligjeve amerikane.
Në një letër drejtuar Sekretarit të Shtetit Pompeu, ata paralajmëruan se politika e dorës së rëndë e administratës ndaj Kosovës ndëshkon qeverinë e re të Kosovës, në menyrë të pandershme. Ndërkohë që fushata e Serbisë për mos njohjen e Kosovës dhe lidhjet e ngushta me qeverinë ruse vazhdojnë të patrazuara.
Në letrën e tyre, ligjvënësit amerikanë i kujtojnë qeverisë amerikane se politika e tarifave e përdorur nga Kosova drejt Serbisë është përdorur nga vetë administrata Trump në marrëdhënie me vendet e tjera.
Ata u shprehën se çdo përpjekje për të krijuar një urë negociatash mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të bëhet në harmoni me Brukselin dhe me vendet e tjera evropiane.
Kongresmenët konstatuan se presioni amerikan ndaj Kosovës është rritur, ndërsa ndaj Serbisë ai është shuar.
Ata i kërkuan qeverisë Trump të shmangë taktikat e pabalancuara të dorës së rëndë në përpjekjet për të arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.