Më 11 maj, Franca do të hapë, çerdhet, kopshtet, shkollat e ciklit të ulët dhe të mesëm dhe dyqanet. Ndërkohë do të vazhdojnë të qendrojnë të mbyllura kafet, restorantet, muzetë, dhe kinematë.
Qeveria franceze do të paraqesë një plan mbështetës për restorantet dhe baret, përtej 11 majit.
Franca është vendi i katërt në botë më i prekur nga Covid-19, me 136,779 të infektuar, nga këto 14,967 të vdekur, dhe 27,718 janë të shëruar.