Ambasada suedeze përkrah gazetarët shqiptarë: Më shumë mbështetje për median

Nga Exit News
Ambasada suedeze përkrah gazetarët shqiptarë: Më shumë mbështetje për median

Ambasadorja suedeze në Shqipëri Elsa Hastad mbështeti kërkesën e gazetarëve shqiptarë për lehtësimin e masave kufizuese dhe ofrimin e mbështetjes për median gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në përgjigje të një letre dërguar institucioneve shqiptare dhe disa ambasadave në vend nga seksioni shqiptar i Shoqatës së Gazetarëve Evropian (AEJ), Ambasadorja Hastad u shpreh:

“Kemi nevojë për një media cilësore dhe të fortë në të gjitha kohërat, por ndoshta edhe më shumë në periudha të vështira. Ne kemi nevojë që ju të na siguroni një informacion të saktë, ne kemi nevojë që ju të vini para përgjegjësisë shërbyesit civilë, si unë, institucionet dhe politikanët.”

Rreth dy javë më parë, AEJ u dërgoi një letër autoriteteve shqiptare, ambasadorëve të SHBA-së dhe Suedisë, Përfaqësuesve të Këshillit të Evropës dhe Ambasadorëve të BE dhe OSBE për të kërkuar ndihmë.

Gazetarët i informuan ata se një sërë mediash televizive dhe të shkruara kanë filluar shkarkimin e stafit të tyre në një kohë kur shumica e gazetarëve po punojnë më shumë se kurrë më parë.

“Duke pasur parasysh përkeqsimin e situatës dhe duke i konsideruar mediat si shumë të rëndësishme për demokracinë e një vendi, ne ju bëjmë thirrje që të ndikoni sa më shpejt në krijimin e një pakete mbështetëse për ta,” u shprehën gazetarët.

Ambasadorja Hastad shprehu shqetësimin e saj për kërcënimet dhe sfidat për demokracinë dhe median në shumë vende gjatë pandemisë. Në këtë kontekst, ajo ofroi mbështetjen e fortë të ambasadës së saj për mediat shqiptare, në përputhje me iniciativën e fundit të politikës së jashtme të qeverisë suedeze “Drive for Democracy”.

Kjo nismë parashikon që Suedia t’i qëndrojë parimeve demokratike në të gjitha kontekstet, dhe zotohet të punojë për të ndihmuar në forcimin e demokracisë në çdo vend të botës.

Embassy of Sweden reply to the Albanian Section of the AEJ
Embassy of Sweden reply to the Albanian Section of the AEJ

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>